Leon Avdullahu ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike. Mesfushori shqiptar është transferuar nga skuadra e njohur zvicerane Basel te Hoffenheim, ekip që garon në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me gjermanët, pas një sezoni mbresëlënës me Baselin, me të cilin fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës.


Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në sukseset e skuadrës zvicerane, duke u konfirmuar si një titullar i padiskutueshëm në mesin e fushës.

Te Hoffenheimi, drejtuesit janë entuziastë për afrimin e Avdullahut dhe presin që ai të sjellë energji, qartësi dhe kontroll në mesfushë.

Avdullahu është formuar si lojtar te Basel, ndërsa tani është i gatshëm për një kapitull të ri.

“Mezi pres t’i bashkohem ekipit në stërvitje”, është shprehur shkurt mesfushori shqiptar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app