Zyrtare: Juan Cuadrado, lojtari i ri i Atalantas

Juan Cuadrado i është bashkuar zyrtarisht Atalantës si lojar i lirë, pasi marrëveshja me Interin i skadoi. Kolumbiani Cuadrado, gjashtë herë fitues i Scudettos do t’i mbrojë ngjyrat e Atalantas. Kontrata e tij me Interin skadoi qershorin e kaluar, kështu që 36-vjeçari ishte në dispozicion si lojtar i lirë.
Cuadrado ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin me seli në stadiumin Geëiss, konfirmoi Atalanta në një deklaratë zyrtare të hënën. “Atalanta BC është e lumtur të njoftojë se futbollisti Juan Guillermo Cuadrado Bello do të veshë fanellën blu-blu në sezonin 2024/25 pasi iu bashkua klubit me bazë në Bergamo me një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim. 36-vjeçari përveç 6 titujve të Serisë A, ka edhe 4 Coppa Italia dhe 3 Superkupa të Italisë, një Ligë Premier dhe një League Cup.





















































