Zyrtare: Immobile me skuadër të re

Lazio ka transferuar sulmuesin italian Ciro Immobile.
Lojtari ka përfunduar vizitat mjekësore, ndërsa detajet e transferimit ende nuk janë bërë të ditura.
“Unë jam i gëzuar që jam pjesë e Lazios. Tashmë do bëj testet mjekësore për të qenë pjesë zyrtare e klubit kryeqytetas. Një përshëndetje e madhe shkon për tifozët e Lazios”, ka thënë Immobile.
26-vjeçari ishte pjesë e Sevilla, ndërsa në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Torino. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































