LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Hansi Flick emërohet trajner i ri i Barcelonës

Zyrtare: Hansi Flick emërohet trajner i ri i Barcelonës

Barcelona ka konfirmuar edhe zyrtarisht emërimin e gjermanit Hansi Flick si trajner të ri të skuadrës.

Vetëm disa ditë pas shkarkimit të Xavi Herandenzit, klubi katalunas ka gjetur pasuesin e këtij të fundit në Camp Nou.


Bëhet fjalë për trajnerin e njohur gjerman, Hansi Flick, i cili tashmë do të marrë në duar frenat e ekipit.

Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas, e cila ka konfirmuar me anë të një postimi emërimin e Flickut.

“Është momenti ynë. Flick është këtu”, shkruan shkurtimisht në postimin me video nga Barcelona.

Barcelona ka njoftuar gjithashtu se Flick ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Barcelonën.

“FC Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur marrëveshje që gjermani të jetë trajner i ekipit të parë deri më 30 qershor 2026”.

“Trajneri i ri nënshkroi kontratë në zyrat e klubit në një takim me presidentin e FC Barcelona, ​​Joan Laporta; nënkryetarin e parë përgjegjës për zonën sportive, Rafa Yuste; dhe drejtori sportiv i klubit, Anderson Luis de Souza, Deco”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Flick më parë ka drejtuar Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Gjermanisë.

Gjermani pati sukses të jashtëzakonshëm si trajner i Bayernit ku fitoi shtatë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve. Ai fitoi 70 nga 86 ndeshjet e tij si trajner i Bayernit dhe humbi vetëm 8 herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori