Mbrojtësi qendror Gabriel i është bashkuar Arsenalit nga skuadra franceze Lille me një kontratë afatgjatë.
Braziliani 22-vjeçar ka përfunduar lëvizjen e tij dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 6.
Gabriel, emri i plotë i të cilit është Gabriel dos Santos Magalhaes, filloi karrierën e tij në Brazil me Avai FC, para se të bashkohej me Lille në janar 2017.
Gjatë kohës së tij në Francë, Gabriel ishte në huazim te Troyes në Francë dhe më vonë në Kroaci te Dinamo Zagreb.
? Central defender Gabriel has joined us from French side Lille on a long-term contract!
— Arsenal (@Arsenal) September 1, 2020
Kur u kthye nga huazimet e tij, mbrojtësi i lindur në Sao Paulo ishte i rregullt te Lille, duke i ndihmuar ata të përfundonin në vendin e katërt në Ligue 1.
Drejtori teknik i Arsenalit, Edu, është shfaqur i lumtur që kanë arritur marrëveshje për një lojtar të tillë.
“Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar Gabriel. Ai është një lojtar që ne kemi e studiuar për një kohë dhe ai ishte i kërkuar nga shumë klube, kështu që ne jemi krenar që kemi rënë dakord dhe kemi përfunduar këtë transferim me Lille dhe lojtarin”.
“Gabriel është një lojtar me cilësi të lartë dhe Mikel dhe trajnerët e tij po presin me padurim ta integrojnë atë në klub. ”
?? Welcome to The Arsenal, @biel_m04! ? pic.twitter.com/xT1idCej8r
— Arsenal (@Arsenal) September 1, 2020
Edhe Mikel Arteta tha fjalë të mira për lojtari, duke shtuar se ai është i mirëpritur.
“Ne e mirëpresim Gabriel në Arsenal. Ai ka shumë cilësi që do të na bëjnë më të fortë si në mbrojtje ashtu edhe si ekip. Ai ka dëshmuar me Lille se është një mbrojtës me shumë atribute të jashtëzakonshme dhe ne po presim me padurim ta shohim atë të rritet si një lojtar i Arsenalit” deklaroi timonieri spanjoll.
Për mbrojtësin flitet se klubi londinez ka paguar 28 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze