Zyrtare: Elbasan Rashani prezantohet te Clermont Foot 63 në Ligue 1

9:"DORIAN C.
Elbasan Rashani nga edicioni i ardhshëm do të luajë në kampionatin elitar të Francës.
Rashani është prezantuar te skuadra e cila u promovua në Ligue 1, Clermont Foot 63.
“Clermont Foot 63 regjistron ardhjen e një përforcimi të ri në sulm, futbollistin e krahut të majtë kosovar, Elbasan Rashani, për një kohëzgjatje prej dy sezonesh”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Rashani mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa ka lindur në Suedi.
Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby dhe Rosenborg.
Rashani është nga emrat që gjithmonë ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































