Drita ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.
Nënkampioni i Kosovës ka arritur të transferojë njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit, Blend Baftiun.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjilanasit me mundësi vazhdimin edhe për një vit tjetër.
Ish-lojtari i Prishtinës dhe Ballkanit është prezantuar te Drita nga drejtori sportiv Valon Zymberi.
Njoftimi i plotë i klubit bardhekaltër:
Blend Baftiu bardh e kaltër
FC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi.
Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC DRITA.
Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës.
Blend Baftiu ka zhvilluar 121 parqitje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina.