Zyrtare: Del në shitje albumi i ri i MC Kreshës dhe Lyrical Son (Foto)

Më në fund ka mbaruar pritja, është lansuar albumi i ri i Mc Kreshës dhe Lyrical Son, "Rapsodët n'Rap t'sodit".
Albumi është shoqëruar nga një marketing gjigant me shumë emra prominente që kanë paralajmëruar projektin e shumëpritur.
Më parë albumi ka rrjedhur në internet, dhe fansat kanë mundur ta shkarkojnë atë falas, shkruan Telegrafi.
Përkundër kësaj, albumi vazhdon të jetë i mbrojtur ligjërisht dhe është e ndaluar pirateria.
Albumi do të kulmojë sonte mbrëma me videoklipin e ri nga albumi i MC Kreshës dhe Lyrical Son në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/06/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































