Chelsea ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me Ross Barkleyn.
Në komunikatën e Bluve thuhet se përmes një marrëveshje të përbashkët, është shkëputur kontrata.
“Ross Barkley është larguar nga Chelsea me pëlqim të përbashkët dhe bëhet lojtar i lirë”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.
“Mesfushori, i cili u bashkua nga klubi i fëmijërisë Everton në janar 2018, bëri 100 paraqitje për blutë në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola. Më e paharrueshme ishte barazimi i tij në kohën shtesë kundër Manchester United në sezonin e tij të parë të plotë në Bridge”.
“Në fund të atij sezoni, ai na ndihmoi të fitojmë Ligën e Evropës, duke shënuar një gol nga pika e bardhë në fitoren ndaj Eintracht Frankfurt në gjysmëfinale dhe më pas duke zbritur nga stoli në triumfin e shkëlqyer të Bakut kundër Arsenalit”.
Barkley luajti një rol në garën tonë në finalen e FA Cup 2020, duke shënuar kundër Liverpoolit dhe Leicester. Ai u fut në fazën përfundimtare të humbjes ndaj Arsenalit, teksa ishte në finaen e Wembleyt këtë vit, duke konvertuar një penallti në humbjen në penallti nga Liverpool. Ai mori një medalje fituesi në atë kompeticion në vitin 2018”.
Ross Barkley has left Chelsea by mutual consent.
Wishing you well for the future, Ross! 🤝
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 29, 2022
“Ndeshja e fundit e Barkley ishte kundër Ëatford në maj dhe ishte goditja e tij e fundit me kokë që siguroi të tre pikët në ndeshjen tonë të fundit të sezonit”.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Ross për kontributin e tij në Chelsea dhe t’i urojmë atij mirë për pjesën tjetër të karrierës së tij”, përfundon njoftimi i Chelseat. /Telegrafi/