Joel Cambell nuk është më pjesë e skuadrës angleze Arsenal.

Sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka qenë në planet e trajnerit Arsene Wenger dhe është larguar nga Londra.


Arsenal ka preferuar ta huazojë edhe pse kishte oferta për ta shitur atë përfundimisht.

Kështu 24-vjeçari do të jetë pjesë e Sporting Lisbonës për një vit si i huazuar nga Arsenali.

Cambell edhe më parë ka qenë i huazuar në skuadra si Olympiacos apo Betis Sevilla. /Telegrafi/

telegrafi sport app