Mesfushori Bashkim Shala i ka dhënë fund bashkëpunimit të tij me Ferizajn.

Edicionin e kaluar Shala ishte pjesë e Ferizajt ku me plot sukses mbrojti ngjyrat e këtij klubi.


Shala ishte ndër lojtarët më meritor që Ferizaj iu shmang barazhit duke përfunduar në pozitën e pestë.

Tani mesfushori qendror është rikthyer në skuadrën e qytetit të tij dhe lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Vushtrrisë.

50843235 2243475182349434 8631449088753139712 n

“Gladiatori i sezonit 2013/14, rikthehet edhe një herë për ti dhënë Vushtrrisë atë që e din më së miri, të luftojë për ngjyrat. Ne i dëshirojmë shumë suksese”, thuhej në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Kujtojmë që FC Vushtrria këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

telegrafi sport app