Site icon Telegrafi

Zyrtare: Basel konfirmon rikthimin e Albian Ajetit

Albian Ajeti rikthehet në FC Basel dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe klubi.

Ka qenë klubi që ka bërë një postim fillimisht duke krijuar kureshtje, pastaj pas disa minutash e ka zyrtarizuar sulmuesin.

Ajeti vjen nga radhët e të rinjve të Baselit, ndërsa në këtë klub luajti nga 2013 deri në 2016 dhe nga 2017 deri në 2019.

Ai kishte në total 96 ndeshje para se të shitej te West Ham për mbi 11 milionë euro në verën e 2019.

Që atëherë, Ajeti ka bërë shumë lëvizje, duke luajtur edhe te Celtic Glasgoë, Sturm Graz dhe Gaziantespor.

Me Baselin ai do të ketë kontratë deri në vitin 2025 me opsion vazhdimi. /Telegrafi/

Exit mobile version