Ballkani ka konfirmuar marrëveshjen me talentin 19 vjeçar, Veton Tusha, i cili ka bërë karrierë në Turqi dhe Poloni.
Tusha ka luajtur për Denizlispor dhe Termelica.
“Veton Tusha ka firmosur me klubin tonë për tre sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë”.
“Tusha ka qenë pjesë e ekipit Denizlispor i cili në atë kohë garonte në Supërligën e Turqisë dhe së fundmi ishte pjesë e klubit polak Termelica”.
“Vlen të ceket se Veton Tusha është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21”.
“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë’, thuhet në njoftimin e klubit.
Tusha pritet të jetë ndihmë e madhe për Ballkanin në ndeshjet e Ligës së Konferencës me shpejtësinë e tij. /Telegrafi/