Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me qendërsulmuesin e ri, Arlind Batatina, i cili vjen nga futbolli zviceran.

Disa ditë para nisjes së Albi Mall Superligës së Kosovës, Llapi ka njoftuar edhe një transferim të ri.


Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar, Arlind Batatina, i cili në sezonin e fundit luajti në Zvicër te FC Koniz.

Njoftimi i Llapit erdhi me anë të faqes zyrtare të klubit në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i LlapitKomunikatë Zyrtare: Arlind Batatina Klubi Futbollistik Llapi njofton se pjesë e Llapit për edicionin 2024/25 do të jetë edhe sulmuesi i ri, Arlind Batatina. 18-vjeçari rikthehet në Kosovë për t'i mbrojtur ngjyrat bardhekaltër, pasi paraprakisht hapat e parë në futboll i ka marrë në Zvicër, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit FC Köniz dhe ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në ekipin U-19. Sulmuesi i qendrës është bashkuar me ekipin në përgatitje nga fillimi i edicionit dhe do ketë të drejtë të paraqitet edhe për ekipin U-21, që të ketë minuta dhe të kontriboj për ekipin drejt arritjes së objektivave. Mirë se vjen Arlind /Telegrafi/

telegrafi sport app