Lionel Scaloni do të marrë përgjegjësinë e Argjentinës në kualifikimin për Kupën e Botës 2022, ka konfirmuar Federata e Argjentinës së Futbollit (AFA).

Scaloni ishte pjesë e stafit trajnues të Argjentinës në fushatën e tyre të dobët në Rusi 2018, pas së cilës Jorge Sampaoli u largua nga posti i tij.


AFA e vuri në krye të kombëtares ish-mbrojtësin e Deportivo La Coruna, fillimisht në baza të përkohshme, dhe ai e çoi Argjentinën në gjysmëfinale të Copa America, ku humbën para rivalëve dhe kampionëve të Brazilit.

Por, duket se Scaloni ka bërë mjaft për të bërë përshtypje tek drejtuesit e AFA-së pasi ai do të qëndrojë në krye të kombëtares për kualifikimet e tyre për Kupën e Botës 2022.

"Komiteti ekzekutiv i AFA vendosi të japë vazhdimësi gjatë kualifikuesve të radhës për Kupën e Botës 2022 në Katar që do të fillojë vitin e ardhshëm, për projektin e përzgjedhjes të kryesuar nga Lionel Scaloni", thuhet në një deklaratë të AFA-së.

E vetmja përvojë e mëparshme e stërvitjes për 41-vjeçari Scaloni erdhi me Sevillan, kur ai ishte asistent i Sampaolit gjatë sezonit 2016-17. /Telegrafi/

telegrafi sport app