Plani i punës së Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prizrenit për vitin e shkuar është përmbushur në pjesën dërrmuese. Bazuar në kontratat e nënshkruara deri në fillim të dhjetorit të vitit 2024 ky plan është përmbushur mbi 80%.
Sipas Raportit vjetor të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, del se Zyra e Prokurimit deri më datën 2 dhjetor 2024 ka nënshkruar kontrata në vlerë mbi 22 milionë euro. Ndërkaq Plani i prokurimit për vitin e shkuar ka paraparë nënshkrimin e 253 kontratave me vlerë afër 27 milionë euro.
“Janë iniciuar gjithsej 195 procedura të prokurimit në të cilat përfshihen: punë, shërbime si dhe furnizime të vlerave të vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe janë zhvilluar 55 procedura të vlerave minimale”, thuhet në raport, raporton Telegrafi.
Aty theksohet se gjithsejtë janë nënshkruar 236 kontrata.
“Prej tyre 27 kontrata janë të vitit fiskal 2023; 15 aneks kontrata në procedurat e prokurimit të vitit 2023 dhe 2024; 236 kontratat e nënshkruara janë të vlerave minimale, vlerave të vogla, vlerave të mesme dhe vlerave të mëdha e në të cilat përfshihen: punë shërbime furnizime dhe konkurse projektimi si dhe janë vlera të procedurave njëburimore pa publikim të njoftimit për kontratë ( aneks kontrata). Vlera totale e kontratave të nënshkruara për vitin fiskal 2024 deri me 02. 12. 2024 është 22,222,242.45 euro”.
Në të njëjtën kohë janë shpalosur edhe të dhënat lidhur me kërkesat për rishqyrtim.
“Në procedurat e prokurimit për vitin fiskal 2024 janë dërguar gjithsej 74 kërkesa për rishqyrtim. Janë ngritur në sistem 135 vendime të autoritetit kontraktues lidhur me kërkesat për rishqyrtim të operatorëve ekonomikë”, shkruan në raport, raporton Telegrafi.
Ndërkaq 89 ankesa janë parashtruar në OShP.
“Në procedurat e prokurimit për vitin fiskal 2024 janë parashtruar gjithsejtë 89 ankesa. Për 66 sosh është bërë zgjidhje lidhur me ankesën, ndërsa 23 ankesa janë në proces të pritjes së vendimeve të OSHP së për procedim të mëtejmë”, thuhet në raport.
Zyra e Prokurimit në Planin e punës për vitin 2025 ka paraparë nënshkrimin e 222 kontratave me vlerë të përgjithshme prej 36 milionë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe