Interi dhe Juventusi kanë kërkuar që të shtyhet përballja e Superkupës së Italisë deri në fund të sezonit pasi kapaciteti i stadiumeve është reduktuar në 50 për qind.

Tani klubet presin nga Lega Serie A për t'i dhënë të gjitha detajet për ndryshimin e datës, i cili nuk duket të jetë shumë i vështirë nëse të dy klubet janë dakord.


Kampionët në fuqi të Serie A dhe fituesit e Kupës së Italisë përballen për të vendosur Superkupën, një ndeshje që deri vonë luhej në gusht, pak para fillimit të sezonit.

3392

Vitet e fundit, kjo ka ndryshuar në dhjetor ose janar, dhe përballja e këtij sezoni ishte caktuar në “San Siro” më 12 janar.

Megjithatë, burimet e “Football Italia”, thonë se Inter dhe Juventus kanë rënë dakord që të shtyjnë ndeshjen deri në fund të këtij sezoni.

Kjo është nxitur pjesërisht nga ndryshimi i situatës, sepse vala e rasteve me COVID-19 në Itali ka bërë që stadiumet të reduktohen nga 75 për qind në 50 për qind.

1635096389 465844 1635104721 noticia normal recorte1

Kjo po shkakton probleme në të gjithë ligën, me tetë klube të Serisë A që sot ndaluan shitjen e biletave për ndeshjet e ardhshme.

Sa i përket Superkupës, dy klubeve do t'u kushtonte rreth 1.5 milione euro të ardhura duke ulur pjesëmarrjen në 50 për qind të kapacitetit. /Telegrafi/

telegrafi sport app