Zvogëlohet numri i njerëzve në Maqedoni, edhe pak nuk do të ketë kush të punojë

Kriza ekonomike, kriza politike dhe papunësia tek të rinjtë ka ndikuar negativisht disponimin e të rinjëve dhe popullsisë në Maqedoni që të ikin nga shteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë nuk e thonë mediat por Banka Popullore e Maqedonisë e cila thotë ''Në tre muajt e parë të këtij viti fuqia punëtore është zvogëluar për 1,4% që ndikonë edhe më shumë në dinamikën e lëvizjes negative të numrit të të punësuarve në Maqedoni.''
Nga viti 2006 deri tani fuqia punëtore ka pësuar rrënie prej 24.5%.
Në formulimin e këtij numri kanë ndikuar dy faktorë sipas Bankës Popullore të Maqedonisë:
-Ikja nga shteti,
-Mos regjistrimi i punëtorëve.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































