Qendrat shëndetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër janë furnizuar me aparate koncentrues oksigjeni dhe pajisje mbrojtëse për t’u përdorur për pacientët me sëmundje jo-infektive si dhe për ata me forma mesatare të Covid-19
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri përmes projektit të saj ‘Shëndet për të Gjithë’ ka përfunduar shpërndarjen e 58 koncentruesve të oksigjenit për 21 qendra shëndetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër. Për herë të parë këto qendra do të kenë mundësinë të japin kujdes në shtëpi për pacientët që kanë nevojë për terapi me oksigjen. Tirana – që është prekur më shumë nga raste me Covid-19 – do të marrë 40 nga këto makina në disa nga qendrat shëndetësore.
“Një model kujdesi në shtëpi për popullatën më të prekshme të Shqipërisë është pjesë e transformimit të kujdesit shëndetësor parësor. Në pandeminë aktuale të Covid-19, t’u shërbesh njerëzve që janë në rrezikun më të lartë, merr rëndësi të veçantë”, deklaron Ambasadori zviceran Adrian Maitre.
Këto koncentrues oksigjeni janë pajisje të lëvizshme të cilat mund të përdoren nëpër shtëpitë e pacientëve dhe ato bazohen në ajrin e ambientit për të dhënë terapi oksigjeni për ata që kanë nevojë. Ekipet e kujdesit shëndetësor parësor mund t’i përdorin ato për raste mesatare të Covid-19, si dhe për disa sëmundje kronike që kërkojnë furnizim me oksigjen.
Ishin vetë stafi që punon në qendrat shëndetësore që kërkuan mbështetje për trajtimin e pacientëve me terapi oksigjeni. “’Shëndet për të Gjithë’ na ka mbështetur që prej fillimit si nëpërmjet trajnimeve ashtu edhe duke na mundësuar pajisje të nevojshme për punën tonë të përditshme. Në këtë kohë pandemie, mbështetja që po na jep projekti ka marrë një rëndësi të veçantë sidomos me dhënien e oksigjenatorit dhe trajnimin përkatës për përdorimin e tij. Jemi të detyruar që të mjekojmë të sëmurët me COVID edhe në kushte shtëpie ndaj këto aparatura na përmirësojnë kushtet e punës dhe mundemi të ndihmojmë më shumë të sëmurët”, shprehet Dr. Lindita Blliku, Drejtore dhe mjeke familje në qendrën shëndetësore Ballagad, Lushnje.
Përveç koncentruesve të oksigjenit, projekti ’Shëndet për të Gjithë’ ka dhënë tek qendrat edhe furnizime mjekësore si oksimetra për pulsing dhe termo-skanera, si dhe pajisje mbrojtëse si maska kirurgjikale, doreza, përparëse izolimi me shumë përdorim, dhe disinfektantë.
Kjo mbështetje – sidomos përmes koncentruesve të oksigjenit – do të mundësojë qendrat e kujdesit shëndëtsor parësor që të trajtojnë pacientët duke lehtësuar kështu barrën e spitaleve të caktuara për Covid-19 në Shqipëri.
Më herët këtë vit Zvicra mbështeti autoritetet shëndetësore në Shqipëri për menaxhimin e krizës Covid-19 përmes dhurimit të ventilatorëve për spitalet. Mbështetja zvicerane ka mundësuar gjithashtu shpërndarjen e maskave kirurgjikale për ekipet e 100 qendrave shëndetësore në Tiranë, Dibër dhe Fier. ’Shëndet për të Gjithë’ është një projekt i qeverisë zvicerane që synon forcimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri – një fushë prioritare për vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa