Si persona që kanë një punë, Zyra Federale për Statistikë i konsideron të gjithë ata që punojnë së paku një orë në javë. Ndërsa të punësuar me orar të plotë në Zvicër janë 4.184 milionë persona
Numri i të punësuarve në Zvicër ka shënuar një rekord në tremujorin e parë të këtij viti. Duke u arritur në shifrën 5.15 milionë të punësuarish është realizuar rekord i të gjitha kohërave. Ky numër është për 1.3 për qind më i madh se ai i tremujorit pararendës, gjegjësisht i atij tetor-dhjetor 2015, bën të ditur Zyra Federale e Statistikës (BFS).
Me këtë rritje, Zvicra ka ndjekur një trend që është i përafërt me atë që është shënuar edhe në shtetet e BE-së dhe të Eurozonës, ku ka pasur një rritje prej nga 1.4 për qind të numrit të të punësuarve, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë që në Zvicër ka një numër të rritur të numrit të përgjithshëm të atyre që punojnë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 ka pasur një rënie të numrit të personave me veprimtari të mëvetësishme (që kanë firma të tyre). Nëse ky numër në fund të vitit 2015 ka qenë 380 mijë, në fund të tremujorit të parë të vitit 2016 ai ka rënë në gjithsej 340 mijë.
Si persona që kanë një punë, BFS i konsideron të gjithë ata që punojnë së paku një orë në javë. Ndërsa të punësuar me orar të plotë në Zvicër janë 4.184 milionë persona.
Numri i punëtorëve nga shtetet e BE-së në Zvicër ka shënuar gjatë kësaj periudhe një rritje prej 2.4 për qind, duke arritur në 1.198 milion, përcjell albinfo.ch Ndërsa numri i të punësuarve nga vendet e treta ka pasur një rritje më modeste, nga 320.000 në 326.000.
Është shënuar një rritje e lehtë edhe e numrit të të punësuarve “ndërkufitarë”. Para një viti kishte 294 mijë ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 305 mijë veta nga kjo kategori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze