Një shtyrje e mëtejshme e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën po shihet si qasje “shkurtpamëse” dhe e dëmshme për Bashkimin Evropian.
Kristof Bender, zëvendësdrejtor i Iniciativës për Stabilitet Evropian ka komentuar faktin se mund të ketë kushte të reja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Rikujtojmë se në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, më 13 tetor, zyrtarët francezë kanë propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit që pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023.
“Në çdo rast, insistimi për hyrjen në fuqi të ETIAS është thjesht një justifikim për të vonuar dhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. ETIAS është një sistem regjistrimi për qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në zonën Schengen. Nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2023. Nuk ka asnjë arsye për të pritur për këtë”, ka thënë Bender për REL.
Ai ka përmendur po ashtu faktin se qytetarët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor tashmë lëvizin pa viza dhe nuk kanë nevojë të presin për sistemin ETIAS.
Bender, i cili punon edhe për Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, ka thënë se shtetet e BE-së duhet të sigurohen se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret shpejt dhe “pa kushte shtesë”.
“Kjo kërkon një përpjekje reale nga shtetet anëtare që mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën për të bindur skeptikët. Nëse nuk ka një përpjekje të tillë, skenari më i mundshëm është një vonesë e konsiderueshme e mëtejshme”, ka thënë mes tjerash ai.
“Të shtyhet sërish liberalizimi i vizave është thellësisht e padrejtë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Është gjithashtu shkurtpamëse dhe e dëmshme për BE-në, pasi minon besueshmërinë dhe ndikimin e saj në Ballkan në tërësi”, ka shtuar Bender.
Përfaqësues të pushtetit dhe opozitës në Kosovë kanë reaguar të premten ndaj kushteve të reja për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Deputetë nga parti të ndryshme kanë thënë se ky lajm përbën padrejtësi për qytetarët e Kosovës.
Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjimin e vizave.
Përveç ndërlidhjes së liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se shtetet anëtare në BE kanë pasur tri lloje të qëndrimeve lidhur me liberalizimin.
“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa sosh janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja. Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja. Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë ai.
Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.
Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri