Poezi nga: Gregory Pardlo
Përktheu: Fadil Bajraj
Ato hammer-ons-ët në Over the Hills m’i bënë gishtat që të kullojnë
gjak. Domethënë, përkushtimi im ndaj formave të tyre m’i bënë
gishtat që të kullojnë gjak.
Fëmijë i Crowleyt, Bukka White, valëzon këllqet nëpër skenë.
Arkitekti i kohës, skicon projekte që novatorët më të vegjël t’i lexojnë.
Shikoni qafën si tytë pushke. Diagnostikoni tingullin e shkopthit
përforcues. Le t’i përkëdhelim tastierat, zbukurimet me margaritar
dhe filigran.
Kontratat ofrojnë detaje që kërcimtarët hungërues i përçmojnë
sikur partiturat.
“Sa,” ata sall duan të dinë, “a jam i garantuar?”
Në kufijtë e tingullit ne jemi gjithë natën, ne lëvizim me dridhma,
shikojmë rrëqebujt, derisa kaktuset që lulëzojnë natën zgjaten, ushqehen.
Mendja ime sot është një fuzz box. Djalli më ka marr erë, më ka zënë
në dhomën 12-B me natyrën e xhelatit që pirësit e whiskeyt e kanë.
Dora e majtë është një kërcimtare gjiromantike, mëkatare. Shtrati i
maces me tabulaturë e kap një pilivesë në ajër, shpejtësinë e saj.
Si katërmbëdhjetë vjeçar ecja në përrenj. Pelegrinazh. Të korra të vona.
Së pari fillova me bas që shkëlqente si dyzetkëmbësh.
Pijet alkoolike mbushën grumbujt e konsumuar në plazh. Tymi dhe
kripa e përshkuan trupin e aeroplanit që gumëzhin muzikën hënore
që gjashtë telat e pranuan.
Mos duhet të të braktis në krah, G, duke kënduar mbrapsht
alfabetet e qiellit. Gjurmët e gishtave, ti kujtove e ato t’i bënë
gishtat të rrjedhin gjak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë