LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaevi ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

Zoran Zaevi ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është ftuar të dëshmojë në seancën e radhës për rastin “Monstra”, me kërkesë të prokurorit Gavrill Bubevski.

Me kërkesë të Prokurorisë është ftuar edhe Zvonko Kostovski, Zoran Trajkovski, Zoran Vellkovski dhe Ljupço Todorovski. Gjykata i pranoi këto kërkesa., përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe rasti “Monstra” nis nga fillimi, por vetëm formalisht
Lexo po ashtu Edhe rasti “Monstra” nis nga fillimi, por vetëm formalisht

Zaev dhe Kostovski janë ftuar për të dëshmuar në lidhje me atë se si kanë marrë bisedat e përgjuara, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.


Ndërsa Vellkovski është ftuar si denoncues i ngjarjes.

Me kërkesë të prindërve të personave të vrarë, dëshmitarë shtesë do të jetë edhe Aleksovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ish-presidentit Gjorge Ivanov./Telegrafi/