LAJMI I FUNDIT:

Zoran Milevski dorëzohet në Burgun e Strugës

Zoran Milevski dorëzohet në Burgun e Strugës

Zoran Mileski – Kiçec sot është dorëzuar në Burgun e Strugës, për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetësh, për të cilin u dënua në rastin “Haraçi”.

Drejtoresha i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Jovica Stojanoviç, në një deklaratë për AIM konfirmoi se Zoran Mileski ishte pranuar në burgun e Strugës pasditen e sotme dhe se ai ishte dorëzuar vetë për vuajtjen e dënimit me burg.

Mileski u dënua me tre vjet burg pasi u deklarua fajtor në dhjetor të vitit të kaluar në rastin “Haraçi”, për veprën penale “mashtrim”./Telegrafi/