Kuriozitete interesante për zogun afrikan Pupëza që ndoshta nuk i keni ditur (Foto/Video)
![Kuriozitete interesante për zogun afrikan Pupëza që ndoshta nuk i keni ditur (Foto/Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/527816_486a766f8e9707d29ab46a62a691f39d_large-780x439.jpg)
Pupëza është një lloj shpendi i cili jeton kryesisht në Afro-aziatik, i njohur për “kurorën” e tij karakteristike të puplave.
Ky lloj shpendi jeton edhe në Kosovë.
Një lexues i Telegrafit, i cili e ka xhiruar këtë lloj shpendi, ka dërguar videon për të cilën ka thënë se e ka xhiruar në një fshat të Kamenicës.
Ndërkaq, janë të njohura tri lloje të gjalla dhe një specie e zhdukur e tyre, megjithëse për shumë vite të gjitha llojet janë grumbulluar si një specie e vetme – Upupa epops e quajtur Pupëza.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/30740450_1937275049640194_3255703377803214848_n.jpg)
Foto: Arian Mavriqi
Qysh në Egjiptin e lashtë pupëzat janë pikturuar në muret e tempujve dhe varreve . Këto janë shpezë që janë të zakonshme në kopshtet dhe fushat e Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore madje edhe në ato të Madaskarit.
Pupëza (lat. upupa epops) bën pjesë në familjen e upipdae, respektivisht coraciiformes. Në gjuhën arabe i thuhet Hud Hud, në anglisht Hoopoe, ndërsa në gjuhën tonë njihet si Pupëza.
Këto janë shpendët këmbë-shkurtra, me gjatësi prej 29 cm, ndërsa jetën e kalojnë herë në pemë herë në tokë. Puplat i kanë me ngjyrë rozë të çelët, kanë një kreshtë me ngjyrë të zezë, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe të zeza.
Në përgjithësi i shohim të vetme, ndërsa ushqehen duke shëtitur nëpër barë dhe tokë të zhveshur, duke kërkuar krimba me sqepin e saj të hollë. Ushqimi i preferuar i tyre janë insektet e mëdha dhe të fortë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/30709633_1937274636306902_5195586242498002944_n.jpg)
Foto: Arian Mavriqi
Pupëzat fluturojnë me ritëm të pabarabartë dhe u ngjajnë fluturave dhe kur qëndrojnë në një vend të lartë e ngrenë kreshtën. Mund të duken si fluturake të dobëta, mirëpo ata fluturojnë në distanca të mëdha. Megjithatë, qindra pupëza bëhen viktima të skifterëve gjatë migrimit mbi mesdhe.
Pupëzat nuk kanë frikë nga njerëzit dhe shpesh folët i bëjnë në afërsi të tyre. Me vijat e tyre të gjëra, me sqepat e gjatë dhe të lakuar pupëza është nga zogjtë që shihet lehtë. Krahët bardh e zi, trupin ngjyrë kafe dhe me sqepin e gjatë këtë shpend nuk mund ta përziejmë me asnjë tjetër. Pupëza është një shpend shumë energjik.
Ju sjellim disa kuriozitete të veçanta të Pupëzen
1. Emrin e ka marrë sipas zërit të saj
Emërtimi i tij latin upupa e përshkruan zërin e saj up-up-up. Ky zë nuk është i vetmi që mund ta nxjerr pupëza.
2. Pupëza është shpendi nacional i Izraelit
Në maj të vitit 2008 në gjashtëdhjetë vjetorin e vendit, pupëza u zgjodh shpendi nacional i izraelit. U anketuan 155.000 qytetarë dhe pupëza e fitoi vendin e parë para Pycnonotus xanthopygos.
3. Pupëzat nuk bëjnë fole tipike
Pupëzat nuk bëjnë fole në degët e pemëve. Në vend të kësaj ato kërkojnë vrima në dru, shkëmbi dhe mure. Femra qëndrojnë në fole derisa vezët të dalin, ndërsa mundohen ta mbyllin folenë sa është e mundshme, duke lënë hapësirë vetëm mashkulli ta sjell ushqimin.
4. Pupëzat e vizitojnë Afrikën, Evropën dhe Azinë
Pupëzat bëjnë foletë dhe jetojnë në Izrael. Shpendët migruese gjatë dimrit ikin në Indinë Perëndimore dhe në Afrikën lindore dhe të mesme. Shumica e shpezëve evropiane dhe ato të Azisë Veriore migrojnë në vende të ngrohta ndërsa shpezët afrikane janë rezidente atje. Disa mund të humben dhe të shihen edhe në vende tjera. Disa mostra janë parë në Alaskë në vitin 1975.
5. Sqepi është aleati më i rëndësishëm i pupëzës
Sqepi i gjatë she pak i shtrembër i pupëzës i mundëson kërkimin e ushqimit nëpër bimë, gërmimin e tokës në kërkim të insekteve dhe ushqimin e të vegjëlve në mes të verës. Gjithashtu një sqep i tillë është i shkëlqyer në luftë për territor.
6. Fluturimi i saj është sikur i fluturës
Krahët e mëdha dhe të rrumbullakët të saj lëvizin sikur valët, duke u mbyllur në gjysmë të rrugës. Shpendët migruese kanë krahë mbresëlënës, ndërsa duke pasur parasysh distancat që kalojnë kjo është e nevojshme.
7. Meshkujt flirtojnë me femrat duke u ofruar ushqim
Këto shpezë kanë një ritual të çuditshëm të flirtimit. Mashkulli i dhuron një insekt për ushqim femrës dhe kjo njihet si “ritual kurorëzimi”. Si duket pupëza mashkull e di rrugën për tek zemra e femrës.
8. Pupëzat janë unik në familjen e tyre të shpendëve
Kushërinjtë e tyre më të afërt janë bletët, pupëzat e malit dhe bilbilat e ujit. Edhe pse i ngjajnë me të madhe pupëzës së malit sipas strukturës dhe qëndrimit, dallohen prej tyre sipas ngjyrës dhe veprimit. Përveç kësaj, për dallim nga pupëza e zakonshme e cila jeton e vetme, pupëzat e malit janë të shoqërueshme dhe tubohen nga 5 deri në 12.
Duhet kujtuar se ky lloj shpendi është i përmendur në Kur’an në suren Neml. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-44-780x439.jpg)
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite
![Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-780x439.png)
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet
![Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cd429234-a514-4639-b46f-be43519d649e-780x439.jpg)
Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz
I riu vdiq ndërsa masturbohej në bankë të spermës
![Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-82-780x439.jpg)
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-15-780x439.png)
"Fati në duar të gruas": Burri fiton gjysmë milioni dollarë në lotari pas udhëzimeve të gruas së tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi