Zogu qëndroi mbi butonin e fotoaparatit, i bëri foto zogut tjetër në degë (Foto)

27:"© Lesley Garven / SWNS.com
Lesley Garven ka qenë duke fotografuar shpendët në një pjesë malore të Kirkcudbright të Skocisë, kur u bë dëshmitare e një skene të pazakontë.
Mbi fotoaparatin e 40-vjeçares ka qëndruar një zog, i cili shtypi butonin duke shkrepur fotografi, transmeton Telegrafi.

“U mahnita kur pashë, se kishte zënë në kuadër shokun e tij që ndodhej në degë. Për dhjetë vite fotografoj, por ky është imazhi im më i dashur”, ka thënë Garven.
Fotografia e realizuar nga shpeza, është pëlqyer shumë në rrjetin social, ndërsa pritet që të jetë pjesë e garave të ndryshme ku shfaqet bota e egër. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































