Zjarri shkatërron 10 hektarë grurë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarrin që ka djegur 10 hektarë me kulturë gruri në Pejë.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit dhe njësitet policore, të cilët kanë arritur të ndalin përhapjen e zjarrit.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Ndryshe, Agjencia për Menaxhim Emergjent ka apeluar tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar në numrat emergjentë pa pagesë: 112, 193, 192 dhe të raportojnë çdo person të dyshuar për shkaktim të zjarreve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































