Një zjarr ka përfshirë një dhomë në një shtëpi afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Nehat Berisha, udhëheqësi i ndërrimit të zjarrfikësve ka deklaruar për Telegrafin se gjatë evakuimit një grua ka pësuar lëndime të lehta.


“Ka ndodhur një zjarr ku është përfshirë një dhomë e shtëpisë. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”.

“Një grua, banore në shtëpinë në fjalë gjatë ikjes nga zjarri është lënduar lehtë në dorë”, ka deklaruar tutje Berisha./Telegrafi/

digjet shtepia1

digjet shtepia2