LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit në Francë “po luftojnë me zjarrin përbindësh” pranë Bordo – shkatërroi disa shtëpi dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve

Zjarrfikësit në Francë “po luftojnë me zjarrin përbindësh” pranë Bordo – shkatërroi disa shtëpi dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve

Më shumë se 1,000 zjarrfikës po luftojnë me një zjarr “përbindësh” në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth 7,000 hektarë pyll, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordo ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10,000 banorë të largohen.

“Është si një përbindësh”, ka thënë përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radion RTL të Francës.


Siç thuhet më tej, erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Ndërkohë presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania “po vijnë për të ndihmuar” Francën në luftimin e flakëve.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.

Si pasojë, më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një paralajmërim i nxehtësisë ekstreme tashmë ka hyrë në fuqi, me temperaturat që parashikohen të arrijnë 37C (99F) në disa zona gjatë katër ditëve të ardhshme.

Vala e të nxehtit me siguri do të ndikojë në shëndetin, transportin dhe kushtet e punës, paralajmërojnë autoritetet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori