Zjarrfikësit e Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë organizojnë ushtrime të përbashkëta

Zjarrfikës nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe nikoqiri, Greqia, do të mbajnë ushtrime të përbashkëta në Ptolemaida të Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto ushtrime do të shërbejnë për të marrë një vendim për bashkëpunim ndërmjet zjarrfikësve të këtyre vendeve, bën të ditur agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA.
Sipas Nikos toskas, Ptolemaida është mjaft e përshtatshme për një bashkëpunim ballkanin në këtë sferë.
Themelet e këtij bashkëpunimi u vunë në takimin ndërministror të Selanikut, në tetorin e vitit të kaluar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































