Arben Cara ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij.
Arben Cara rrëfen për “ABC News” se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij që gjeti të vdekur nën rrënoja por në misionin e zjarrfikësit, të gjithë i sheh njësoj, me të njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar.
Dora e ftohtë akull si e një nënë, e hedhur mbi trupin e pajetë të vajzës 7-vjeçare, është skena që kurrë nuk do t’i hiqet nga mëndja Arben Carës.
“Kemi përjetuar një shok të rëndë, pasi fëmija 7 vjeç u gjend në krahët e njeriut të vet, dukej sikur e mbronte. Në ato momente kishim një përjetim të thellë”, thotë ai.
Ka 15 vite që punon zjarrfikës, në luftë me flakë, përmbytje, tërmete e situate të tjera të ngjashme…. pa pushim në betejë për të shpëtuar jetë njerëzish, por ky fund nëntori e ka goditur si kurrë më parë.
Mëngjesin e 26 nëntorit, pas goditjes së parë të tërmetit, Arbeni ishte duke drejtuar operacionin e shpëtimit te Vila Palma, atje ku u shpëtua Klajdi 25 vjeçar por u nxor nga rrënojat i vdekur, gjyshi i tij.
Ishte atje në krye të atij operacioni kur kolegët e tij e lajmëruan dhe drejtuesit e urdhëruan që të niset drejt Thumanës, sepse atje ishin nën rrënoja familjarët e tij.
“Fillimisht jam nisur për në Durrës, pasi morëm kontakt me Drejtorin e Zjarrfikëseve në Durrës, na ka nisur urgjent te Hotel Palma. Kemi operuar fillimisht te Hotel Palma, duke nxjerrë trupat e një familjeje aty, dhe më pas jam informuar që në Thumanë kishte ndodhur tjetër tragjedi, si pasojë e tërmetit. Më kanë dhënë leje, dhe urdhëruar të nisem drejt Thumanës, për të shkuar në një ekip shpëtimi, për të ndihmuar në Thumanë”.
Kur gjendet në situate të tilla, e ku i duhet që poshtë rrënojave të kërkojë me shpresë për njerëz me jete, për Arben Carën janë të gjithë njësoj si familja e tij. Megjithatë, duhet të ketë qenë shumë e vështirë sepse nën ato rrënoja të pallatit të shembur në Thumanë, Arben Cara gjeti të pajetë shtatë familjarë të tij.
“Për mua është një humbje shumë e madhe, dhe dhimbja është e pakufishme, por nuk ka qenë qëllim, për të nxjerrë trupat e familjes Cara. Kryesorja ishte të nxirrnim personat gjallë që ne komunikonim”.
Lindita ishte një prej familjarëve të tij, që u shpëtua nga rrënojat.
Me gjithë dhimbjen për familjarët e tij, e gjithë viktimat që u gjenden nëpër rrënoja, Arben Cara është i vendosur të vazhdojë me përkushtim, për ta përballuar situatën duke shpresuar sërish që poshtë rrënojave të gjenden shenja jete./abcnews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa