Zjarri i madh që ka kapluar Kaliforninë Veriore, përveç shtëpive, ka marrë edhe viktima.

Sipas autoriteteve amerikane në Kaliforni, dy fëmijë dhe stërgjyshja e tyre janë mes pesë viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarreve në Kaliforninë Veriore.


Gjithashtu, dy zjarrfikës humbën jetën të enjten.

180727104806 01 california wildfire 0727 exlarge 169

Mësohet se mbi 20 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra e mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre. Ndërkaq, flakët kanë shkatërruar të paktën 500 struktura dhe po kërcënojnë me mijëra shtëpi.

Më shumë se 3400 zjarrfikës janë dislokuar por departamenti lokal ka paralajmëruar se moti i nxehtë dhe i thatë parashikohet edhe përgjatë javës dhe mund ta përkeqësojë akoma më shumë situatën. Rreth 37 mijë banorë ndërkohë janë detyruar të braktisin zonën, përcjell Telegrafi.

180727105956 04 california wildfire 0727 exlarge 169

Zjarret janë të zakonshëm në Kaliforni gjatë verave të thata dhe të nxehta. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ky ka qenë fillimi më i keq i sezonit të zjarreve në 10 vitet e fundit, pjesërisht edhe faktit se thatësira e viteve 2012-2017 ka bërë që pjesa më e madhe e bimësisë të zhduket.

180727110001 07 california wildfire 0727 exlarge 169

Zjarret nisën të hënën pas një defekti në një makinë, që ndezi një zjarr që u përhap në 194 km katror tokë, një zonë kjo më e madhe se sa i gjithë qyteti i San Franciskos./Telegrafi