Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë.

Mësohet se zjarri fillimisht është shfaqur në territorin grek e më pas ka kaluar në tokën shqiptare.


Deri në këto momente është e pamundur ndërhyrja për izolimin e flakëve, pasi sipas informacioneve, vendi ku ndodhet vatra e zjarrit, është ende një fushë e minuar thonë burimet lokale, shkruan A2 CNN.

Forca të policisë kufitare, punonjës të MZSH dhe shërbimi pyjor ndodhet në afërsi të zonës për të monitoruar situatën e zjarrit dhe mos lejuar për përhapjen e tij.