Zjarri që sot shpërtheu në një objekt vreshtarie në Negotinë, solli një viktimë.

Informacionin për zjarrin e vërtetoi edhe Verljub Dodevski, zëdhënësi i SPB - Veles.


Ai tha se për momentin po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes. Atje ndodhen edhe zjarrfikësit, policia dhe prokurori publik.

Nga Prokuroria Publike vërtetuan se ka një viktimë./Telegrafi/