Një fushë afër rrugës "Qemajl Stafa" në Arbëri -ish Dragodani, është përfshirë nga flakët këtë martë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ndërsa pritet të intervenojnë edhe zjarrfikësit.


Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, zjarri rrezikon një shtëpi në atë pjesë.

Pronari i shtëpisë, në mes tymit tenton që me mjete vetanake ta ndalojë përhapjen e flakëve.

Ndryshe, policia ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, dhe të mos ndezin zjarre qëllimshëm.

PK njofton se do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme./Telegrafi/

299300191 1055179885106670 9063721221773268305 n 1

299111434 629441395217329 1651767518676808525 n 1

299672066 801872310985296 7580926381152378480 n 1