Zinedine Zidane nuk ka fajësuar lojtarët pas humbjes nga Valencia me rezultat 2-1 në Mestalla.

Francezi ka parë dy fitore që nga rikthimi i tij në shtëpinë mbretërore, por testi i Valencias ishte tejet i vështirë.


"Unë nuk mund të fajësoj lojtarët për ndonjë gjë, ata vërtet provuan shumë. Ne luajtëm ndaj një top ekipi. Është një humbje dhe një humbje gjithmonë dhemb".

"Ne kemi vuajtur që të krijojmë raste, ne kemi pasur goditje të shumta. Ne është dashur të jemi më afër golit".

"Ekipi luftoi deri në fund, është një ecuri e vështirë, pro ne dueht të pranojmë dhe të mendojmë për tetë ndeshjet e mbetura. Ne duhet që të fokusohemi që të bëjmë më mirë të shtunën", deklaroi Zizou. /Telegrafi/

telegrafi sport app