Zinedine Zidane është deklaruar për eliminimin 2-1 që ia shkaktoi Manchester City në 1/8 e finales Real Madridit.

Los Blancos pësuan disfatë nga dy gabime trashanike të Raphael Varanes, derisa arritën të shënonin vetëm përmes Karim Benzemas.


Zidane ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë një punë të mirë në këtë sezon, mirëpo nuk mund të jenë të lumtur me këtë ndeshje.

GettyImages 1264549443 Real Madrid (Foto: Dave Thompson/Pool via Getty Images/Guliver)

“Kur humbet nuk mund të jesh i lumtur. Në të njëjtën kohë ne jemi krenarë për atë që kemi bërë", ka thënë strategu i Real Madridit pas ndeshjes.

"Duhet të urojmë kundërshtarët tanë, të cilët luajtën shumë mirë. I humbëm të dyja ndeshjet".

" 95% e asaj që bënë lojtarët këtë vit ishte spektakolare, duhet të mbajmë kokën lart, nota e fundit e sezonit tonë është pozitive pavarësisht këtij rezultati. Ne duhet të jemi të lumtur”, ka shtuar më tej ai.

Zidane e pësoi eliminimin e parë si karrierën në Ligën e Kampionëve, pasi kujtojmë se është i vetmi trajner në histori që ka arritur të fitojë trofeun tre herë radhazi. /Telegrafi/

telegrafi sport app