Ziadin Sela: Fronti Europian nuk do të lejojë nënçmimin e shqiptarëve
Fronti Europian sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën siç theksuan, kanë shpalosur dështimet në 100 ditët e para të qeverisë së re.
Kryetari i ASH-së që është pjesë e këtij koalicioni, Ziadin Sela, në fjalimin e tij tha se koalicioni VLEN është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski. Ai theksoi se Fronti Europian do të mbrojë demokracinë e vendit, duke shtuar “protestat nuk janë destabilizim, por mjet demokratik”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse do t’i konsideronim kundërshtarë politik, do t’iu gëzoheshim dështimeve të tyre, por i konsiderojmë njerëz të një gjuhe dhe gjaku dhe nuk mund t’iu gëzohemi dështimeve të tyre. Kur e nxjerrim një shqiptar nga puna, duhet ta dijmë se ai është kandidat potencial për të marrë autobusin dhe për të shkuar në Gjermani. Sot është akti më i lartë patriotik që shqiptarët t’i mbajmë këtu. Nuk do të lejojmë që kryeministri të na thotë se ku është atdheu e mëmëdheu. Këtë ua thotë atyre të cilëve më kanë pasur kryetar”.
“Thonë se kurrë nuk do të kalojë Ligji për branitellat. E thonë këtë sepse e dijnë që ka një Ilire Dauti e cila nuk e kalon këtë ligj. Ata fshihen pas burrërisë së Ilire Dautit. Nuk do të kalojnë as shumë gjëra tjera. Kryefjala e çdo paraqitje publike e Mickoskit dhe eksponentëve të OBRM-PDUKM-së ka qenë destabilizimi. Destabilizimi është frika dhe klima që mundohen ta ndërtojnë, për të realizuar atë që e kanë premtuar – heqjen e mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit”, tha mes tjerash Sela.
Ai gjithashtu theksoi se “Fronti Europian nuk do të bëhet pjesë e qeverisë”, duke shtuar se me këtë nuk do të legjitimojnë nënçmimin e shqiptarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hristovski: Nuk kam marrë pjesë në procesin e rishikimit të certifikatës së NATO-s
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?