LAJMI I FUNDIT:

Titaniku po “tretet”

Titaniku po “tretet”

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish, janë zhytur pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit, pranë anijes më të famshme në histori.

Ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi. Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historiani Parks Stephenson.


Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u përmbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohta të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600 kilometra larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju-Jorkun. /TCh/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kalo në kategori