Në disa media u raportua se një autobus nga Kosova është përfshirë në një aksident trafiku në Serbi.

Mirëpo, kompania "Zhitia Turist", ka bërë një reagim publik, duke njoftuar autobusi ka pësuar vetëm një aksident të lehtë, dhe se i njëjti ka vazhduar rrugën pas 20 minutash, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, thuhet se autobusi ishte i zbrazur pa pasagjerë.

"Sqarim, pas disa spekulimeve rreth një aksidenti në Serbi ku disa portale shkruajnë se ka të vdekur e të lënduar të gjitha janë të pa vërteta. Një nga 15 autobusët tanë që u nisën mbrëmë drejt Europës kishte një gërvishje apo aksident të lehtë kur pas 20 minutash i njëjti vazhdoj rrugën për në destinacionin e tij , autobusi ishte i zbrazur pa pasagjerë në të ishin vetëm dy shoferët. Ata të cilët postojnë lajme të pa vërteta ju themi që jemi shumë të fortë e me spekulime e me asgjë tjetër nuk mund të na dëmtoni , populli e di që Zhitia flet të vërtetën", thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/