LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e mistershme e aeroplanit të Malajzisë mund ‘të mos zgjidhet kurrë’, e gjitha fshihet te 18 minutat e humbur

Zhdukja e mistershme e aeroplanit të Malajzisë mund ‘të mos zgjidhet kurrë’, e gjitha fshihet te 18 minutat e humbur

Misteri i aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, MH370, sipas të gjitha gjasave nuk do të zgjidhet kurrë, pasi kulla e kontrollit ajror kishte humbur kontaktin me fluturaken gjatë 18 minutave të rëndësishëm apo më mirë thënë që konsiderohen kyç, shkruan Mirror.

Kujtojmë që aeroplani me 239 pasagjerë që po fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin, gjatë 8 marsit të vitit 2014 në mënyrë të befasishme ishte zhdukur nga radari, vetëm pak sekonda pasi ishte futur në hapësirën ajrore të Vietnamit, transmeton Telegrafi.

Këtë gjë nuk e kishte vërejtur ekipi i Malajzisë pasi kishin shumë punë, e kur e kuptuan se Boeing nuk është, menduan se me të po kontaktonte kulla e kontrollit ajror të Vietnamit.


Autoritetet e kontrollit ajror të Vietnamit vërtetë e kishin pa në monitorë, por ai ishte zhdukur befasisht, megjithatë sipas raporteve të parë, për këtë nuk kishin njoftuar kolegët nga Malajzia.

Kishin kaluar plotë 18 minuta para se autoritetet e Malajzisë ta kuptojnë se një fluturake u është zhdukur nga radari. Rrjeti për Siguri i Trafikut Ajror të Malajzisë, konsideron se marrja e kontrollit mbi fluturaken ka ndodhur gjatë fluturimit, pasi ndërrimet kanë mundur të ndodhin vetëm në mënyrë manuale.

Megjithatë, asgjë nuk tregon se dikush mund ta ketë bërë këtë, për shembull të futet në kabinë dhe të marrë kontrollin mbi aeroplanin. Teori tjera theksojnë jetën private problematike të pilotit Zahari Ahmas Shaha, për të cilin dyshojnë se qëllimisht kishte mbytur veten dhe pasagjerët.

Analizat e të dhënave tregojnë se aeroplani kishte fluturuar mbi Oqeanin Indian, para se të mbeste pa derivate dhe me shpejtësi të madhe ishte rrëzuar në ujë. Sidoqoftë, për shkak të “zbrazëtirës” prej 18 minutave, rasti i MH370 do të mbetet misteri më i madh në historinë e aviacionit civil. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori