Zhduket një person në Pejë – i njëjti vuan nga epilepsia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “ Vëllezërit Tabaku”, dje rreth orës 12:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar i cili vuan nga epilepsia dhe nga ‘Sindromi Down’ është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































