LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një person në Fushë Kosovë, familjarët e tij thonë se ai ka dalë nga shtëpia që dy javë

Zhduket një person në Fushë Kosovë, familjarët e tij thonë se ai ka dalë nga shtëpia që dy javë
Foto: Arkiv

Një person raportohet të jetë zhdukur rreth dy javë më parë në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se familjarët e tij e kanë raportuar rastin, ndërsa thonë se ai ka dalë nga shtëpia që dy javë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja femër kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/