LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një grua në Pejë

Zhduket një grua në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar e zhdukur një grua në Pejë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

“Pejë / 01.06.2024-NN.  Me 04.06.2024  një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/