LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një femër në Obiliq

Zhduket një femër në Obiliq
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar të mërkurën se një femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 29.01.2023 rreth orës 14:00, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.


“Me 01.02.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/