Site icon Telegrafi

Zhduket Dele Alli, ai nuk iu përgjigjet telefonatave që vijnë nga klubi i tij aktual

Ish-lojtari i kombëtares angleze Dele Alli është zhdukur në Turqi, ka bërë të ditur trajneri i tij, Senol Gunes.

Alli që luan për Besiktasin nuk është paraqitur në stërvitje të mërkurën.

“I dhamë disa ditë pushim, por ai nuk u kthye. Ne e thërrasim në celular dhe nuk mund ta kontaktojmë, po mundohemi ta kontaktojmë. Shpresoj që ai të mos ketë pasur një lloj aksident dhe se gjithçka është në rregull me të”, ka thënë Gunes.

Alli aktualisht është lojtar i Evertonit i huazuar te Besiktas. Mediat turke dhe angleze raportuan pak ditë më parë se Dele Alli është përjashtuar nga skuadra e Besiktas dhe se do t’i ndjekë ndeshjet nga tribuna për pjesën e mbetur të sezonit. Ai përfundimisht duhet të kthehet në Everton.

Ai luajti 17 ndeshje këtë sezon dhe shënoi tre gola, që është shumë nën nivelin e tij të mëparshëm.

Lexo po ashtu “Ai nuk e meriton të luajë” – vlera e Dele Allit vazhdon të bie, nuk e duan as në Turqi

Teksa luante për Tottenhamin katër vite më parë, Alli konsiderohej si lojtari i ri më i mirë në Angli dhe një nga më të mirët në Evropë.

Në atë kohë, çmimi i tij në Transfermarkt ishte deri në 100 milionë euro. Ai ka 37 paraqitje për kombëtaren angleze, me të cilën ishte në Kupën e Botës në vitin 2018.

Karriera e tij ka qenë në një trajektore të rënies prej kohësh pasi nuk e kishte vendin e sigurt në skuadër as te Besiktas./Telegrafi/

Exit mobile version