Zhduken dy persona, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Ferizaj

Një grua është zhdukur në lagjen 29 të ashkalive në Fushë Kosovë. Sipas policisë burri i saj ka njoftuar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
"Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Një tjetër rast është raportuar edhe në qytetin e Ferizajt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































