LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Zgjedhjet për kryetar shteti do t’i ngadalësojnë reformat

Zhbogar: Zgjedhjet për kryetar shteti do t’i ngadalësojnë reformat

Euroambasadori Samuel Zhbogar konsideron se zgjedhjet për kryetar shteti do t’i ngadalësojnë reformat dhe do të humbin disa muaj, ndërsa shteti do të gjendet në “status quo” që do të mund të ndikojë në plotësimin e obligimeve dhe hapjen e rrugës drejt fillimit të bisedimeve me BE-në.

Sipas tij, Kuvendi gjatë periudhës së kaluar ka kryer shumë punë në zbatimin e marrëveshjes së Prespës ndërsa tani në radhë është Komisioni Anti-korrupsion për shkak se pa të nuk mund të mbahen zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para juve është një periudhë sfiduese para zgjedhjeve për kryetar shteti, që do të çojnë në reduktimin e kohës së nevojshme për zbatimin e këtyre reformave, praktikisht mbetet dy muaj para se të nisë fushata, gjë që me siguri do ta pengojë punën e Kuvendit”, tha euroambasadroi Samuel Zhbogar./Telegrafi/