LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Rasti “Haraçi” është shndërruar në “reality show”

Zhbogar: Rasti “Haraçi” është shndërruar në “reality show”

Gjyqësia me siguri e kupton se ndoshta e ka shansin e fundit për ta kthyer besimin tek qytetarët me hetim të pavarur, të plotë dhe të shpejtë të rastit “Haraçi”, por edhe të të gjitha rasteve tjera të PSP-së. Gjyqësia duhet të gjejë forcë që t’i japë rezistencë presionit, pavarësisht prej ku vjen ai dhe për këtë ka mbështetje të plotë nga ana jonë”.

Këtë e tha sot ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Samuel Zhbogar. Ai në forumin në Odën ekonomike, vlerësoi se rasti “Haraçi” është transformuar në një “reality show”, ndërsa lajmet e rreme dhe sjellja në pikëpyetje e gjithçkaje, u bënë modus operandi në vend.

Euroambasadori potencoi edhe se retorika e ashpër e politikanëve që e shfrytëzojnë mes vete, por edhe lidhur me gjyqësinë, jo vetëm që e gërryen besimin tek qytetarët, por edhe e helmon shoqërinë në të cilën në mënyrë dëshpëruese, siç tha ai, i duhet pajtim.


“Procesi gjyqësor për të cilin dëshmojmë këto ditë u transformua nga politika dhe nga disa mediume vendore dhe të huaja në “reality show”. Ata tentuan t’ia marrin rolin gjyqësisë, ta luajnë rolin e “vëllait të madh”, duke i diktuar lojtarët brenda shtëpisë, që është gjyqësia. Lajmet e rreme dhe sjellja në pikëpyetje e gjithçkaje, u bënë modul operandi në vend. Secili u bë kriminel që do të thotë se kriminelët u bënë anonimë, të gjithë janë të barabartë, të gjithë janë të njëjtë”, theksoi Zhbogar në fjalimin në forumin për ndikimin e qeverisjes së të drejtës ndaj biznesit.

Ai shtoi se vetëm nëse tregon se mund të përballet me të gjitha rastet e krimit dhe të korrupsionit, gjyqësisë, mund ta kthejë besimin e qytetarëve në të dhe në politikë./Telegrafi/