Zhbogar: BE-ja pret me padurim tejkalimin e krizës në Maqedoni

14:"Ridvan Slivova
Gjatë dorëzimit të letrave kredenciale te kryetari Gjorge Ivanov, ambasadori i ri i BE-së, Samuel Zhbogar deklaroi se BE-ja me padurim pret që të tejkalohet kriza e gjatë politike, përmes marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se tejkalimi ka shtigje të qarta për përgjegjësi dhe vendosjen në rend të parë të interesave shtetërore. Këto shtigje janë kyçe, jo vetëm për zbatimin e marrëveshjes, por edhe për zbatimin e reformave të patjetërsueshme për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































